Përfaqësia e lartë e të rinjve në Këshillin Bashkiak të Tiranës është një shembull shumë i rëndësishëm i mundësive të suksesshme për të rinjtë të ndikojnë në zhvillimet dhe vendimet lokale. Debati synon të shfrytëzojë këtë potencial dhe të krijojë një platformë që inkurajon angazhimin e tyre më të thellë dhe efektiv në fushën e politikës lokale.
Ka shumë arsye pse debatojmë. Arsyeja më e rëndësishme është të zhvillojmë aftësi të cilat do t’i ndihmojnë debatuesit gjatë gjithë jetës së tyre, në fusha nga më të ndryshmet. Debati do t’i mësojë ata të mendojnë në mënyrë kritike mbi botën dhe shoqërinë, mbi vendime dhe politika të ndryshme. Debati i inkurajon pjesëmarrësit në të ta shohin një çështje nga shume anë, të hedhin supozime, të kërkojnë fakte dhe të zhvillojnë argumente logjikë të tillë që të mund të bindin të tjerët për atë çfarë ata po flasin. Debatuesit duhet t’i organizojnë mendimet dhe idetë tyre dhe t’i prezantojnë ato në mënyrë të qartë, efektive dhe bindëse.
Aftësitë e mësuara me anë të debatit janë thelbësore në kohët që jetojmë. Për të arritur sukses në jetën akademike dhe shkollore, të rinjve u nevojitet të dinë se si t’i prezantojnë idetë e tyre dhe si ti përgjigjen argumentimit të të tjerëve që nuk janë dakord me idetë e tyre.Debati u jep nxënësve, në një shoqëri demokratike, mjetet për të kuptuar zhvillimet politike dhe për të argumentuar për çështje në te cilat ata besojnë. Gjithashtu i largon nga kultura e perdorjes gjuhen e urrejtjes dhe fyerjes kur nuk bien dakort per nje teme te caktuar.
Debati 3.0 është një projekt edukativ i cili zhvillon për të tretin vit, që synon fuqizimin e të rinjve përmes zhvillimit të mendimit kritik, argumentimit të strukturuar, komunikimit etik dhe pjesëmarrjes aktive qytetare. Në një kontekst ku të rinjtë përballen gjithnjë e më shpesh me forma të komunikimit të polarizuar dhe jo konstruktiv, projekti adreson nevojën për ndërtimin e një kulture debati të shëndetshëm, të bazuar në respektin për mendimin ndryshe, dialogun demokratik dhe përgjegjësinë qytetare. Projekti mbështetet në formatin ndërkombëtar të debatit Karl Popper, i cili njihet gjerësisht si mjet efektiv edukimi joformal për të rinjtë.
Vendodhjet:
-
Universiteti ‘’Marin Barleti’’
-
Keshilli Bashkiak, Bashkia Tirane
Menyra e aplikimit:
Të gjithë të rinjtë e moshës 17-20 vjec kanë mundësi të aplikojnë në adresën e website https://debati.al/
Në fund të faqes gjendet formulari i regjistrimit. Regjistrimi është individual!
Pas përzgjedhjes të rinjtë do të ndahen në grupe përgjatë trajnimit.